A kanë biseduar për Kontratën Kolektive me Çekun? Tregon Ymer Ymeri i SBASHK-ut



nder titull

- Advertisement5 -

Përplasjet që zgjaten me vjet, u shoshitën për 60 minuta. Ministri në detyrë i Arsimit, Hajrulla Çeku për dallim nga pararendësja Arbërie Nagavci, i hapi dyert për sindikalistët, pas katër vjetësh.

- paragrafi 1 -

Rrahman Jasharaj, bashkë me Ymer Ymerin, në takim me dyer të mbyllura i diskutuan sfidat që janë fort të hapura në këtë fushë.

- Advertisement - M1

E llafi me shefin e dikasterit duket se u pëlqeu, ngase zgjati rrafsh një orë. E për këtë kohë u tha se morën edhe premtime.

Për shumë çka po, veç për një çështje që edhe protestuan gjatë, përfaqësuesit e SBASHK-ut thanë se nuk patën mundësi të diskutojnë.

Nga Ministria s’e komentuan takimin, veç përfaqësuesit e mësimdhënësve thanë se do takohen sërish me Çekun, pasi të themelohen institucionet. /Klan Kosova.

- Advertisement - m2

Detajet shtesë mund t’i gjeni në kronikën e mëposhtme: