33 studentë të dalluar të UP-së marrin çmimi “Hasan Prishtina”



nder titull

- Advertisement5 -

Universiteti i Prishtinës ndau për herë të dytë çmimin “Hasan Prishtina” për studentët e dalluar dhe ata me arritje të veçanta nga Lista e Rektorit.

- paragrafi 1 -

Këtë herë për arritje të jashtëzakonshme në fushën e sportit, çmimi më i lartë i UP-së për studentët iu nda edhe fitueseve të medaljeve në Lojërat Mesdhetare „Taranto 2026”, Donjeta Sadikut e Flaka Loxhës.

- Advertisement - M1

Sadiku fitoi medaljen e artë, ndërsa Loxha të bronztën, ndërsa të dyja studiojnë në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit dhe ishin pjesë e Listës së Rektorit. Pjesë e studentëve të përzgjedhur nga rektori për këtë çmim ishin edhe Doruntina Salihu, Era Hamiti e Rinë Foniqi për rezultate në fusha të ndryshme.

Me çmimin që mban emrin e atdhetarit dhe veprimtarit të njohur për liri, u nderuan edhe studentët e dalluar të nivelit bachelor dhe master: Ida Rexhepi, Blerina Rexhepi, Arjanita Xhemajli, Eli Kelmendi, Zoja Berisha-Zeka, Albiona Ademi, Vlera Ejupi, Dea Maliqi, Rea Berisha, Arb Lila, Dea Metaj, Kledia Mehmeti, Dea Lajqi, Fatjona Gashi, Drin Duka, Besnik Hoti, Lisa Tahiri, Besjana Muzlijaj, Erona Krasniqi, Loreta Musliu, Erlind Llapashtica, Anila Ymeri, Doresa Gashi, Gojart Mehmeti, Yllka Gjinovci, Mirjeta Shala, Egzon Maksutaj dhe Yllka Shala.

Nën drejtimin e prorektores për ndërkombëtarizim dhe shkëmbim akademik, prof. Rozafa Basha, çmimin „Hasan Prishtina” dhe atë për arritje të veçanta 33 studentëve të UP-së ua ndau rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. Arben Hajrullahu.

- Advertisement - m2

„Historia e kësaj toke, këtij vendi dhe këtij universiteti është e pandashme. Ju do ta nderoni e nuk do ta turpëroni asnjëherë çmimin me emrin e Hasan Prishtinës”, tha rektori, prof. Arben Hajrullahu.

Të pranishëm në këtë ceremoni solemne ishin edhe anëtarët e Këshillit Drejtues, prorektorët, dekanët e prodekanët e njësive akademike, por edhe familjarë të studentëve që morën çmimin.

Ky çmim për herë të parë në historinë e UP-së u nda vitin e kaluar në „Ditën e Studentëve” në përputhje me Rregulloren për procesin dhe procedurën e vendimmarrjes në përzgjedhjen e fituesve të titujve të nderit, çmimeve për studentët e dalluar dhe mirënjohjeve, që u miratua nga Senati i Universitetit të Prishtinës më 18 korrik 2025.

„Dita e Studentëve” përkon me përvjetorin e protestës së 1 tetorit të vitit 1997 të organizuar nga Unioni i Pavarur i Studentëve të UP-së për kthim në objekte universitare. Protestuesit e veshur me të bardha u shpërndanë atëherë me forcë nga policia e ish-regjimit serb, por ngjarja u vlerësu si një shpejtuese e proceseve drejt çlirimit përfundimtar të vendit.