Një hulumtim i realizuar nga gazetarja e RTV21, Edona Demiqi, ka nxjerrë në pah një skemë shqetësuese të ofrimit të punimeve akademike me pagesë përmes rrjeteve sociale.
Gjatë investigimit, gazetarja kontaktoi një person që reklamonte përgatitjen e temave të diplomës për studime bachelor dhe master.
Duke u paraqitur si studente e interesuar për një temë masteri në fushën e Politikës dhe Medias, ajo kërkoi informacione rreth shërbimit.
Sipas komunikimit të zhvilluar, personi i kontaktuar i ofroi përgatitjen e punimit të masterit kundrejt një pagese prej 250 eurosh, shkruan AlbanianEducation.net.
Degjojeni biseden: