15.3% e nxënësve të shkollës “Xhavit Ahmetit” në Prishtinë ende pa tekste shkollore



nder titull

- Advertisement5 -

Shkolla “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë ka bërë të ditur gjendjen e furnizimit me tekste shkollore pas përfundimit të javës së parë të procesit mësimor.

- paragrafi 1 -

Sipas të dhënave të menaxhmentit të shkollës, 15.3 për qind e nxënësve nuk janë furnizuar fare me tekste shkollore.

- Advertisement - M1

Ndërkohë, 69.8 për qind e nxënësve janë të furnizuar plotësisht, ndërsa 14.9 për qind janë të furnizuar pjesërisht me tekstet shkollore.

Në njoftimin drejtuar prindërve, menaxhmenti i shkollës u ka bërë thirrje atyre që të sigurojnë tekstet për fëmijët e tyre, duke rikujtuar se Ministria e Arsimit ka realizuar subvencionimin për blerjen e teksteve shkollore.

Shkolla ka theksuar se qëllimi është që çdo nxënës të jetë i pajisur me tekstet e nevojshme dhe të mund të ndjekë procesin mësimor pa pengesa.

- Advertisement - m2