12 shkolla tashmë e kanë, Prishtina pritet ta zgjerojë mësimin tërëditor



nder titull

- Advertisement5 -

Mësimi tërëditor në shkollat e Komunës së Prishtinës pritet të zgjerohet edhe gjatë këtij viti shkollor, ndërsa Drejtoria e Arsimit është në pritje të vlerësimeve nga shkollat për të përcaktuar numrin e institucioneve të reja që do të përfshihen në këtë model.

- paragrafi 1 -

Drejtori i Arsimit në Prishtinë, Arianit Elshani, ka thënë se përvoja e deritanishme ka treguar se shumica e prindërve dhe mësimdhënësve janë të kënaqur me këtë mënyrë të organizimit të mësimit, por ka ende sfida që lidhen me hapësirat, aktivitetet jashtëkurrikulare dhe infrastrukturën.

- Advertisement - M1

Aktualisht, mësimi tërëditor zhvillohet në 12 shkolla, ndërsa gjatë dy javëve të ardhshme pritet të konfirmohet numri i shkollave që do t’i bashkohen këtij modeli.

Sipas Elshanit, zgjerimi i mësimit tërëditor kërkon investime shtesë, pasi shkollat përballen me mungesë hapësirash, nevojë për kuzhina e mensa, si dhe organizim më të mirë të aktiviteteve sportive e artistike për nxënësit.

Ai në një intervistë për EO ka theksuar se një nga sfidat kryesore ka qenë edhe ushqimi për nxënësit, për çka aktualisht Komuna e Prishtinës ka kontratë me Kuzhinën Qendrore, por sipas tij duhet të përmirësohet mënyra e përgatitjes dhe shërbimit të ushqimit.

- Advertisement - m2

Elshani ka vlerësuar se modeli i mësimit tërëditor mund të shërbejë si shembull edhe për komunat e tjera, ndërsa ka shtuar se përmirësimi i kushteve në shkolla mbetet prioritet për të rritur cilësinë e arsimit.